Lajme
Përmes fotove: Bota në 1 javë
Demokracia
13:19 | 23 Mars 2024

Share:

Gaza

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: AFP/GETTY IMAGES

Palestinezët u ikin bombardimeve izraelite në qytetin e Gazës.

Kharkiv, Ukrainë

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: SERGEY KOZLOV/EPA

Ushtarët ukrainas vrapojnë pranë vendit të një sulmi me raketë në një ndërtesë industriale në lagjen “Kholodnohirskyi” në Kharkiv.

Doncaster, Angli

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: YORKSHIRE WILDLIFE PARK/PA

Tre këlyshë luani në parkun e kafshëve të egra në Yorkshire, pasi u shpëtuan nga një zonë e shkatërruar nga lufta në Ukrainë. Ata ishin pjesë e një koleksioni privat në rajonin e Donetskut, kur forcat ruse pushtuan vendin. E ëma e tyre ishte e vetme, e kequshqyer dhe e traumatizuar nga bombardimet, kur u shpëtua dhe u dërgua në një vend të përkohshëm në Kiev, ku lindi dhe tre këlyshët.

Rafah, Gaza

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: MOHAMMED ABED/AFP/GETTY IMAGES

Një djalë palestinez mbi gomar, në rrënojat e shtëpive të shkatërruara në Rafah.

Touba, Senegal

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: MARCO LONGARI/AFP/GETTY IMAGES

Ndjekësit e sektit Baye Fall këndojnë gjatë një festë ndërsa kthehen nga Xhamia e Madhe në Touba në shtëpinë e Cheikh Ndiguel Fall. Baye Fall është një sekt musliman senegalez dhe një degë e vëllazërisë Mouride.

Dakar, Senegal

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: MARCO LONGARI/AFP/GETTY IMAGES

Një poster i dëmtuar i fushatës për kandidatin për president Amadou Ba, i Aleancës për Republikën.

Londër, Angli

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: MARCO LONGARI/AFP/GETTY IMAGES

Njerëzit fotografojnë një murale të Banksy që u shfaq në anë të një ndërtese në Islington. Një murale e gjelbër është pikturuar pas një peme të zhveshur që të duket si gjethet e pemës. Boja e gjelbër e përdorur përputhet me ngjyrën që përdoren në tabelat rrugore të Islington.

Kabul, Afganistan

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: SAMIULLAH POPAL/EPA

Një shitës ambulant mban tullumbace për shitje gjatë festimeve për Nevruzun, Vitin e Ri Persian, në Kabul. Nevruzi festohet për të paktën 3,000 vjet.

Winchester, Indiana, Shtetet e Bashkuara

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: SCOTT OLSON/GETTY IMAGES

Banorët pastrojnë ambientin pasi një tornado përshkoi Ëinchester. Të paktën tre persona janë raportuar të vrarë pasi një seri tornadosh shpërtheu në perëndim.

Rio de Zhaneiro, Brazil

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: BRUNA PRADO/AP

Nina Gomes mbledh mbeturinat e hedhura në det, pranë plazhit Copacabana në Rio de Janeiro. Prej vitesh Gomes ka shoqëruar babanë e saj, Ricardo Gomes, biolog dhe drejtor i Institutit Mar Urbano, për të mbledhur mbeturina nga plazhet e qytetit.

West Aceh, Indonezi

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: HENDRI/REUTERS

Refugjatët Rohingya qëndrojnë në varkën e tyre të përmbysur përpara se të shpëtohen në ujërat e Aceh Perëndimor.

Galaxidi, Greqi

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: LOUISA GOULIAMAKI/REUTERS

Njerëzit marrin pjesë në luftën e bojërave me ngjyra, duke kremtuar një festë tradicionale që shënon fundin e sezonit të karnavaleve dhe fillimin e Kreshmës.

Kiev, Ukrainë

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: ROMAN PILIPEY/AFP/GETTY IMAGES

Gratë ukrainase ndjekin trajnime për përdorimin e armëve dhe pajisjes mjekësore luftarake.

Berlin, Gjermani

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: SEAN GALLUP/GETTY IMAGES

Yulia Navalnaya, vejusha e të ndjerit Alexei Navalny, pasi votoi në zgjedhjet ruse.

Gaza

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: AFP/GETTY IMAGES

Palestinezët vrapojnë për t’u mbrojtur pas bombardimeve izraelite në qytetin qendror të Gazës.

Deir al-Balah, Gaza

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: AFP/GETTY IMAGES

Një grua palestineze qan ndërsa mban trupin e mbuluar me qefin e një fëmije të vrarë nga bombardimet izraelite, që goditën një ndërtesë në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Tel Aviv, Izrael

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: JACK GUEZ/AFP/GETTY IMAGES

Aktivistët dhe familjet e pengjeve izraelite të mbajtur në Gaza që nga sulmet e 7 tetorit nga Hamasi, bllokojnë autostradën “Ayalon” në Tel Aviv me pankarta të mëdha të portreteve të pengjeve, gjatë një proteste që bën thirrje për lirimin e tyre.

Buenos Aires, Argjentinë

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: LUCIANO GONZALEZ/GETTY IMAGES

Në foto, një luan në kopsht zoologjik, i cili pret kafshët e shpëtuara nga cirqet, trafiku i kafshëve dhe koleksionet private në Buenos Aires. Humbja e burimit kryesor të parave për shkak të ndikimeve të rënda të pandemisë çoi në mbylljen e kopshtit zoologjik. Vetëm pronari dhe një punonjës kujdesen për kafshët, gjatë kësaj periudhe.

Barsana, Indi

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: RITESH SHUKLA/GETTY IMAGES

Besimtarët hedhin pluhur me ngjyrë dhe ujë ndërsa festojnë festën e pranverës hindu Holi në tempullin Radharani. Holi feston ardhjen e pranverës me një frymë uniteti dhe gjallërimi dhe është një nga festivalet kryesore kombëtare hindu që festohet në të gjithë Indinë dhe jashtë saj.

Grindavik, Islandë

Përmes fotove: Bota në 1 javë

PHOTOGRAPH: ICELANDIC COAST GUARD/AFP/GETTY IMAGES

Tymi dhe llava dalin nga një çarje e re pas një shpërthimi të ri vullkanik në periferi të qytetit të evakuuar të Grindavik.

Të ngjashme