Lajme
Përmbytjet në Zelandën e Re, të paktën katër persona kanë humbur jetën
Demokracia
15:48 | 29 Janar 2023

Share:

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në qytetin më të madh të Zelandës së Re, Auckland, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe përmbytjeve të shkaktuara.

Sipas ekspertëve të meteorologjisë, në Auckland ka pasur aq shumë reshje shiut në 15 orët e fundit, sa që mund të krahasohet me reshjet e shiut që ndodhin gjatë tërë pranverës dhe verës, transmeton Telegrafi.

Në këtë qytet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, kurse kryeministri i këtij vendi, Chris Hipkins, ka falënderuar ekipet emergjente për reagimin e shpejtë ndaj katastrofës.

Kryeministri i ri madje udhëtoi drejt Aucklandit, ku i shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave nga vërshimet.

“Humbja e jetëve të njeriut është shumë tragjike”, tha ai gjatë një konference për media.

E sasia e madhe e ujit, ka detyruar autoritetet të mbyllin aeroportin, kurse disa shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Të ngjashme
Lajme • 27 Shkurt 2024