Lajme
Përmbytjet në Slloveni mund të shihen edhe nga hapësira
Demokracia
20:01 | 07 Gusht 2023

Share:

Përmbytjet më të mëdha të regjistruara në Slloveni kanë lënë të vdekur të paktën gjashtë persona dhe kanë shkatërruar fshatra.

Shirat e dendura ranë në rreth dy të tretat e vendit për ditë të tëra, duke shkatërruar ndërtesa dhe ura.

Dëmi vlerësohet në rreth 500 milionë euro, raporton index.hr.

“Dëmi material nuk është aq i rëndësishëm. E rëndësishme është që ne shpëtuam në kohë jetë njerëzish”, tha Drago Hudofisk nga fshati Prevalje afër kufirit me Austrinë.

“Ju e dini, natyra i përgjigjet çdo gjëje. Uji ka fuqi, ai shkatërron gjithçka”, vuri në dukje ai.

Ndërkohë, përmbytjet përgjatë lumit Sava në rrjedhën e sipërme nga Zagrebi deri në kufirin me Slloveninë u regjistruan edhe nga hapësira.

Një krahasim i imazheve satelitore Sentinel-1 SAR para përmbytjeve më 24 korrik dhe në ditën e nivelit më të lartë të ujit më 5 gusht tregon shtrirjen e katastrofës.

Të ngjashme