Lajme
Përmbytje të mëdha në Turqi, qindra shtëpi e automjete të shkatërruara
Demokracia
09:18 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Përmbytje të mëdha janë shkaktuar si pasojë e shirave të rrëmbyer të hënën në Antalia të Turqisë.

Mediat turke raportojnë se situata është më e rëndë në provincën Kumluca, ku janë shkatërruar ura, qindra shtëpi e shumë makina kanë përfunduar në ujë. Kryetari i Bashkisë, Mustafa Keleoglu, u shpreh se autoritetet janë në gatishmëri, ndërsa banorëve iu bë thirrje që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

“Një fatkeqësi e tillë nuk kishte ndodhur në 50 vitet e fundit. Shumë banesa janë përmbytur në katet e para të tyre. Qytetarët të jenë të kujdesshëm që të mos ketë pasoja në njerëz”, tha Mustafa Keleoglu. /a2news.al/

Të ngjashme