Sport
Përmbysje, spektakël dhe dominim – Real Madridi e turpëron Liverpoolin në “Anfield”
Demokracia
22:54 | 21 Shkurt 2023

Share:

Real Madridi ka shënuar fitore të madhe dhe spektakolare në përballjen e parë kundër Liverpoolit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

“Mbretërit” triumfuan 2:5 me përmbysje të rezultat ndaj Liverpoolit në stadiumin “Anfield Road”, shkruan Demokracia.com.

Vetëm katër minuta pasi nisi ndeshja, Darëin Nunez hapi llogarinë me një gol të bukur.

Dhjetë minuta më vonë, gabimin e rëndë të portierit mysafir, Courtois e shfrytëzoi Mohamed Salah që dyfishoi avantazhin.

Mirëpo, “mbretërit” nuk u dorëzuan dhe nisën ofenzivën. Vinicius Junior fillimisht e ngushtoi epërsinë e vendasve në minutën e 21-të.

I njëjti futbollist shënoi golin e dytë personal pas një gabimi të portierit Alisson Becker në minutën e 36-të.

Pjesa e dytë ishte e rezervuar totalisht për Los Blancos të cilët përmbysën gjithçka. Mbrojtësi Militao shënoi golin e tretë në minutën e 47-të, për ta dyfishuar atë Karim Benzema në minutën e 55-të.

Fituesi i Topit të Artë, Benzema, shënoi edhe një herë tjetër në minutën e 67-të.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas tri javësh në stadiumin “Santiago Bernabeu”./Demokracia.com/

Të ngjashme