Sport
Përmbysja në rezultat si bën punë Dritës, barazon me ekipin maqedonas në miqësore
Demokracia
20:00 | 22 Qershor 2022

Share:

Drita ka barazuar në ndeshjen e parë miqësore kundër ekipit maqedonas Makedonija GP.

Sfida e zhvilluar në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut është mbyllur baras 2:2, shkruan Demokracia.com.

Skuadra gjilanase ishte në disavantazh kur maqedonasit realizuan në minutën e 20-të.

Pesë minuta më vonë Drita e barazoi rezultatin me Hamdi Namanin, ndërsa gjashtë minuta më vonë e përmbysi atë Marko Simonovski për rezultatin 1:2 me të cilin dy ekipet shkuan në pushim të pjesëve.

Gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Makedonija GP barazoi shifrat në 2:2, rezultat më të cilin u mbyll ballafaqimi.

Nënkampionia e Kosovës, Drita ndodhet në Ohër për të kryer fazën përgatitore para ndeshjes së rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës ndaj Inter Turkut të Finlandës./Demokracia.com/

Të ngjashme