Sport
Përmbysja dhe kalimi në finale, Ancelotti: Në këtë stadium mjafton një shkëndijë
Demokracia
10:15 | 05 Maj 2022

Share:

Real Madridi është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22.

Në një ndeshje spektakolare, Real Madridi ishte nikoqir i Manchester Cityt në mbrëmjen e djeshme, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e vlefshme për fazën gjysmëfinale i takoi Real Madridit me rezultat 3:1.

Dhe kështu, nga të dyja ndeshjet, Real Madridi kualifikohet në finale me rezultat të përgjithshëm 6:5.

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u shpreh i lumtur me fitoren e skuadrës së tij.

“Pak e besuan, por ata që bënë më shumë ishin lojtarët”, ka thënë Ancelotti.

“Në këtë stadium mjafton një shkëndijë. PSG-ja e di, skuadrat e tjera e dinë atë. Të stërvitësh këtë Real Madrid është shumë kënaqësi. Modric, Casemiro dhe Kroos bënë një lojë të shkëlqyer, por për t’u rikuperuar më duheshin karakteristika të tjera dhe Rodrygo, Camavinga dhe të gjithë zëvendësuesit bënë një lojë të shkëlqyer”, shtoi ai./Demokracia.com/

Të ngjashme