Lajme
Përmbyset autobusi në Turqi, ndërrojnë jetë 5 persona, mes tyre një foshnjë, 22 pasagjerë të plagosur
Demokracia
22:46 | 07 Janar 2023

Share:

Një aksident automobilistik mëngjesin e sotëm në Turqi ka shkaktuar vdekjen e pesë personave, mes tyre një foshnjë, ndërsa 22 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Bëhet me dije se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit në kilometrin 65 të autostradës Silvan, gjë që ka sjellë si pasojë përmbysjen e autobusit që ishte plot me pasagjerë.

Gjithashtu mediat turke raportojnë se në kuadër të hetimit është shoqëruar në polici edhe pronari i kompanisë dhe drejtues të tjerë të saj.

Pas njoftimit për aksidentin, shërbimet e urgjencës kanë dërguar ekipe të shumta me ekipe mjekësore dhe të shpëtimit.

Të ngjashme