Sport
Përmbledhja nga debutimi i Bellingham me Real Madridin bëhet viral, fansat shprehen të kënaqur me anglezin
Demokracia
10:44 | 24 Korrik 2023

Share:

Një përmbledhje e momenteve kryesore të Jude Bellingham gjatë debutimit të tij me Real Madridin është bërë virale.

Këtë të diel, sipas kohën tonë lokale, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti zhvilloi një ndeshje miqësore me Milanin, shkruan Gazeta Express.

Real Madridi fitoi me rezultatin 3:2, teksa Bellingham ishte titullar dhe luajti për 64 minuta.

Debutimi i mesfushorit anglez u vlerësua lartë. Ish-lojtari i Borussia Dortmundit tregoi aftësitë e tij, pasi bëri disa pasime shumë të bukura dhe dha energji në lojë.

Pas ndeshjes, momentet kryesore debutuese të 20-vjeçarit u bënë virale.

https://www.youtube.com/watch?v=ZAGkIXStbuQ

Edhe reagimi i fansave ishte i shpejt në rrjetet sociale, bëri të ditur “SportBible”.

Njëri tha: “Debutimi mbresëlënës i Bellingham, ne me të vërtetë do ta shijojmë atë për vite me radhë”.

Një tjetër shkroi në “Twitter”: “Pak minuta duke parë Bellingham, Camavinga dhe Valverde duke luajtur për Real Madridin dhe më riktheu gëzimin”.

Dikush tjetër shkroi: “Kur je një lojtar i madh, njerëzit do të harrojnë çmimin tënd. Jude Bellingham do të jetë një nga ata lojtarë”.

Të ngjashme