Lajme
Përmbajtja skandaloze e fotos në telefonin e deputetes së VV-së: Sulmohet Hashim Thaçi, mbrohet Specialja e Jack Smith
Demokracia
18:29 | 29 Maj 2025

Share:

Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, është parë sot teksa ia tregon kolegut të vet nga Vetëvendosje një fotografi që duket se ajo e mban me qejf në telefonin e saj, përmbajtja e së cilës është skandaloze.

Kamera e lajmi.net ka kapur momentin kur Matoshi nga telefoni i saj shfaq një fotografi që e ka të ruajtur në albumin e fotografive personale,  e cila ka përmbajtje tendencioze ndaj gazetarëve, ish-presidentit Thaçi si dhe mbrojtëse ndaj Gjykatës Speciale, ish-kryeprokurorit Jack Smith dhe Faik Imerit, personi që u zbulua se shfaqej si agjent i CIA-s për të rekrutuar dëshmitarë kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare.

Fotografia më poshtë, është fotografia origjinale në fjalë, e cila duket se po shpërndahet me të madhe nga akterë të VV-së.

Veç të tjerash, fotografia në fjalë tenton të paraqesë një narrativë kundër ish-agjentit të DEA-s amerikane, John Moynihan që edhe e kishte zbuluar skandalin në të cilin Halit Sahitaj, kishte rrëfyer se si ishte nxitur dhe trajnuar nga Faik Imeri dhe Jack Smith për të dëshmuar rrejshëm kundër krerëve të UÇK-së që kinse këta kanë gisht në rrjedhjen e dosjeve sekrete të Speciales për çka më pas edhe ishin arrestuar e dënuar Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, si dhe ishte përshpejtuar edhe arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Në këtë fotografi, shënjestrohen gazetarët Lirim Mehmetaj, Berat Buzhala, Baton Haxhiu, pastaj ish-presidenti Thaçi, ish-emisari për dialogun, Richard Grenell, deputeti i PDK-së, Artan Behrami, si dhe ish-deputeti Milaim Zeka.

Në këtë fotografi, që duket se qarkullon në telefonët e deputetëve të VV-së, Gjykata Speciale paraqitet si viktimë e këtyre individëve, që në realitet janë më të zëshëm për padrejtësitë e procesit në Hagë.

Në videon më poshtë, mund të shihni se si deputetja Matoshi, duket se e diskuton dhe ia sqaron përmbajtjen kolegut të saj nga partia.

Të ngjashme