Lajme
Përleshje te rruga “Rexhep Luci” në Prishtinë, flasin nga policia
Demokracia
23:31 | 21 Maj 2021
Ilustrim

Share:

Policia ka shoqëruar dy persona, pasi të njëjtit janë përfshirë në një përleshje rreth orës 22:30 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Demokracia.com ka dhënë detaje rreth rastit.

“Sot rreth orës 22:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” Rexhep Luci” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur  në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 2 persona të cilët ishin të përfshirë në rast dhe një dëshmitar”, ka thënë tutje ajo.

Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./Demokracia.com/

Të ngjashme