Sport
Përleshje të rënda mes lojtarëve të Perusë e policisë spanjole
Demokracia
09:13 | 28 Mars 2023

Share:

Situata që u përjetua në hotelin, ku është sistemuar kombëtarja peruane, mes lojtarëve të saj dhe policisë spanjole është surreale. Skuadra e Amerikës së Jugut ndodhet në Madrid për të luajtur një ndeshje miqësore kundër Marokut në stadiumin e Atletico Madridit.

Qindra tifozë u mblodhën në derën e hotelit për të pritur lojtarët e tyre me një ‘flamur’, moment ky që nisi edhe sherrin. Sipas disa dëshmitarëve, një pjesëtar i policisë e shtyu Yoshimar Yotún, një ndërkombëtar peruan, që ta detyronte të kthehej, duke e ngatërruar për një tifoz.

Kjo gjë që bëri që futbollisti të përgjigjej me një shtytje tjetër, që çoi në degradimin e situatës dhe grindje të rënda mes futbollistëve dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë së shtetit.

Me bluzën e grisur nga sherri dhe përballë hotelit, portieri i skuadrës peruane ka shpjeguar qëndrimin e pazakontë të policisë. “Deshëm të përshëndesnim njerëzit dhe ata filluan të na godasin”,- tha ai.

Ndërsa disa tifozë vazhduan të këndonin këngët e tyre karakteristike, të tjerë shprehën mbështetjen e tyre për sportistët peruanë. “Qetësohuni, ata janë lojtarë”,- dëgjohej në disa nga videot që qarkulluan në rrjetet sociale.

Të ngjashme