Sport
Përleshje të reja në Sevilla: Grushte e hedhje të karrigeve mes tifozëve të Frankfurtit e Rangers
Demokracia
20:23 | 18 Maj 2022

Share:

Sevilla pret finalen e Ligës së Evropës për vitin 2022 dhe që në momentin që u bë e ditur se Eintracht Frankfurt dhe Rangers do të ishin në finale, ishte e qartë se policia do të kishte probleme të mëdha. Ato parandjenja u realizuan.

Më shumë se 100,000 tifozë të të dy klubeve mbërritën në Andaluzi dhe incidentet ishin të pashmangshme, përcjell Demokracia.com.

Siç shihet edhe në videot nga rrjetet sociale, një nga përplasjet ka ndodhur pranë një kafeneje, ku tifozët e Frankfurtit me siguri kanë dashur të “heqin” flamujt e tifozëve të Rangers.

Më pas ka ndodhur një konflikt i madh, kanë fluturuar karriket, çadrat me përplasje fizike mes dy grupeve të tifozëve.

Duke qenë se në Sevilla kanë mbërritur shumë më shumë tifozë nga sa ka kapaciteti i stadiumit, gjatë natës pritet të jetë stuhi, sidomos pas ndeshjes./Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Správce3 (@hooligans_cz)

Të ngjashme