Ndeshja e dytë e raundit të 1/8 Galatasaray – FC Barcelona e zhvilluar në stadiumin “Turk Telekom” në Stamboll të Turqisë, ka sjell situata të nxehta në fushë, madje ku edhe u hodhën gjësende në fushë.
Më se keqi e përjetojë Jordi Alba i cili u qëllua me shishe.
Gjithçka ndodhi në minutën e 85-të kur Alba ishte gati ta hidhte topin në fushë nga rivënia anësore, ai u godit nga një objekt në këmbë dhe kjo e acaroi spanjollin që hodhi topin drejt tifozëve më [ka edhe u acarua situata.
Ndaj këtij gjesti kanë reaguar edhe futbollistët vendas duke krijuar një tollovi në fushë e cila megjithatë përfundoi pa pasoja. Gjithsesi, reagimi i Albas ndaj tifozëve bëri që ai të ndëshkohet me karton të verdhë.
Për më shumë ndiqeni më poshtë: