Lajme
Përleshje në shkollën ’28 Nëntori’ në Prishtinë, policia arreston katër të mitur
Demokracia
20:07 | 05 Janar 2023

Share:

Katër persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në një përleshje fizike në një shkollë në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Demokracia.com ka raportuar se si pasojë e kësaj përleshjeje është lënduar një person, të cilit i është dhënë trajtimi i nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në një shkollë në Prishtinë.Në këtë rast është lënduar një person, të cilit i është dhënë trajtimi i nevojshëm mjekësor.Nga ana e zyrtarëve policor, të stacionit jugu në Prishtinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar (meshkuj të mitur), të cilët pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje.Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor”, ka deklaruar Ahmeti.

Të ngjashme