Lajme
Përleshje në një shkollë në Pejë, arrestohet një i mitur
Demokracia
15:53 | 04 Nëntor 2022

Share:

Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 31.10.2022, rreth orёs 10:00, ёshtё njoftuar se nё njё shkollё private nё rrugёn “Muharrem Mitrovica” nё Pejё ka ndodhur njё incident.

Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty ka kuptuar se gjatё njё pёrleshje nё mes tё dy nxёnёsve (tё mitur) tё kёsaj shkolle, njёri nga ta kishtё pёsuar lëndime nga mjeti i mpreht (thikё), viktima e rastit ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ndёrsa i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjёs.

Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, sot është arrestuar i dyshuari ( i mitur). Pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe prindit, i dyshuari me urdhër të Prokurorit të shtetit ёshtё dërguar në mbajtje pёr 24-orё.

Të ngjashme