Sport
Përleshje mes tifozëve të Frankfurtit dhe Rangers para finales së Ligës së Evropës, intervenon policia
Demokracia
15:58 | 18 Maj 2022

Share:

Nuk kanë munguar incidentet ndërmjet tifozerive në prag të sfidës finale në Ligën e Evropës.

Qyteti i Sevillës që pret finalen e këtij edicioni midis Frankfurtit dhe Rangers është parballur me incidente dhe përleshje mes tifozerive përkatëse, përcjell Demokracia.com.

Një natë para finales, tifozët e Eintracht Frankfurtit kanë provokuar tifozët skocezë të mbledhur në një nga rrugët e qytetit spanjoll, duke hedhur në drejtim të tyre fishekzjarre.

Policia e cila qëndronte afër tifozëve të Rangers ka intervenuar duke mos lejuar ndonjë ekses më të madh.


Përleshjet nuk kanë munguar në pjesë të tjera të qytetit andaluzian

Ndeshja nis në ora 21:00 derisa pritet një atmosferë e zjarrtë nga dy tifozërit e mrekulleshme, ata të Frankfurtit dhe të Rangersit. /Demokracia.com/

Të ngjashme