ShowBiz
Përleshje mes disa personave në koncertin e Noizyt, përfshihet edhe reperi
Demokracia
14:58 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Reperi i njohur nga Shqipëri, Noizy po vazhdon të jetë aktiv me koncerte edhe gjatë festave të fundvitit.

Por, në një koncert që ai ka mbajtur së fundmi për fansat e tij ndodhi një incident ku disa persona u përplasën fizikisht me sigurimin e reperit teksa ai po performonte në skenë.

Indiferent nuk ka qëndruar as reperi i cili përfundoi duke u rrëzuar përtokë, por nuk u largua nga vendi i ngjarjes duke vazhduar të insistonte që ta ndihmonte sigurimin e tij.

@albaniaviral11 #noizy #kosovatiktok #shqipe #memealbania #albania #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #albanian #viralalbania #albania🇦🇱 ♬ original sound – Albania Viral

Nuk dihet se çfarë ka ndikuar që solli deri te konflikti, por këto nuk janë raste të panjohura kur janë në pyetje ndejat në klube të natës.

Në anën tjetër, vet reperi nuk ka bërë ende ndonjë reagim në lidhje me incidentin.

 

Të ngjashme