Lajme
Përleshje me armë në Dumnicë të Podujevës, katër persona të arrestuar
Demokracia
12:46 | 26 Prill 2025

Share:

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një përleshjeje të ashpër që ndodhi në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës. Sipas raportit zyrtar, gjatë incidentit dyshohet se është përdorur një armë zjarri automatike.

Sekuestrohet armë AK47 dhe fishekë.

Gjatë intervenimit, njësitë policore kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me një karikator që përmbante 11 fishekë dhe 3 gëzhoja të zbrazura, të cilat dyshohet të jenë përdorur gjatë përleshjes.

Të dyshuarit me lëndime të lehta – dërgohen në mbajtje

Të katër të dyshuarit, të gjithë meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime të lehta trupore që nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit, por nga përleshja fizike ndërmjet tyre. Ata kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë dërguar në mbajtje, pas konsultimit me prokurorin kompetent dhe inicimit të rastit./Periskopi

Të ngjashme