Ndeshja e bejsbollit mes Seattle Mariners dhe Los Angeles Angels ka prodhuar edhe një përleshje masive, ku kanë marrë pjesë edhe trajnerët.
Një nga lojtarët e Mariners, pasi tentoi të gjuante, filloi të bërtiste dhe të bënte gjeste në drejtim të kundërshtarit që reagoi. Konflikti nuk ka mundur të ndalet dhe më pas përplasja fizike ka vijuar pranë tribunës, njofton Bleacher Report, transmeton Demokracia.com.
Situata nuk u qetësua për plot pesë minuta dhe njëri prej “engjëjve”, Anthony Rendon, ka pësuar një dëmtim në kyçin e dorës së djathtë dhe do të duhet të bëjë pushim deri në fund të sezonit.
Jess Winker, një lojtar i Mariners, mori një goditje të rëndë në fytyrë nga Randon dhe në prag të largimit nga fusha, ai bëri një gjeste të shëmtuar drejt turmës vendase.
Gjithçka përfundoi me përjashtimin e lojtarëve dhe trajnerëve, pushimi zgjati 20 minuta./Demokracia.com/
BENCHES CLEARED IN MARINERS VS. ANGELS ? @BRWalkoff
(via @BallySportWest) pic.twitter.com/6JK09rhHsL
— Bleacher Report (@BleacherReport) June 26, 2022