Lajme
Përleshje fizike në liftin e një objekti banesor në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona
Demokracia
09:34 | 09 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovës, pasi që të njëjtit pas një  mosmarrëveshje në liftin e një objekti banesor së bashku edhe me të dyshuarin e tretë mashkull kosovar e kishin sulmuar njëri tjetrin dhe si pasojë të tre kanë pësuar lëndime trupore.

Të dyshuarit si pasoj e lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Fushë Kosovë 08.07.2023 – 18:08. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pas një mosmarrëveshje në liftin e një objekti banesor së bashku edhe me të dyshuarin e tretë mashkull kosovar e kishin sulmuar njëri tjetrin dhe si pasojë të tre kanë pësuar lëndime trupore.  Të dyshuarit si pasoj e lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme