Lajme
Përleshje e dhunshme e shqiptarëve në aeroportin e Peruggia-s, 8 të arrestuar
Demokracia
07:05 | 27 Qershor 2022

Share:

Një përleshje raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës në aeroportin e Peruggias.

Sipas agjencisë së lajmeve “Ansa”, akterë kryesorë kanë qenë shqiptarët që ishin duke pritur aeroplanin e linjës Peruggia – Tiranë.

Tutje thuhet se tetë persona janë arrestuar, kurse dy prej tyre janë denoncuar, për të kaluar në procedurë.

Gjithashtu mësohet se të përfshirët janë takuar në një pikë me një grup tjetër shqiptarësh që kanë qenë në pritje për “check-in”.

Nga një fjalosje verbale mes tyre, situata ka eskaluar shumë shpejtë në dhunë brutale.

Në një moment edhe forcat policore në aeroport u dukën të pafuqishme për t’i neutralizuar.

Një nga dëshmitarët i cili kishte qenë i pranishëm në ngjarje tha se kjo i përngjante një skena të sporteve luftarake MMA, shkruan Abcnews.al.

“Një prej shqiptarëve përfundoi në tokë, ndërsa tjetri e kapi dhe vazhdoi ta godiste me grushte, ishte si një raund i MMA”- tha dëshmitari.

Tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital.

Më poshtë edhe pamjet:

 

Të ngjashme