Lajme
Përleshja në Kuvend, Haxhiu: Kurti po e mbulon skandalin “Zdravo” me skandal
Demokracia
18:11 | 14 Korrik 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në “FIVE” në RTV Dukagjini ka folur rreth  përplasjes në mes të deputetëve të PDK-së dhe atyre të VV-së dhe ministrave të kryeministrit, Albin Kurti, të cilët po mbronin.

Sipas Haxhiut, përleshja që ndodhi në Kuvend gjatë ditës së enjte (dje) ka qenë e përgatitur nga VV-ja dhe, Kurti e ka bërë këtë për të mbuluar “aferën ‘Zdravo’”, ku është e përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.

“Nuk mund të mbulojnë ndryshe skandalin afera ‘Zdravo’. Afera ‘Zdravo po quhet për shkak të komunikimit të shefes së Grupi Parlamentar të VV-së me përfaqësuesin e Radojçiqit, përshëndetjen që ta e kanë në atë komunikim. Dhe kjo po njihet si afera ‘Zdravo’ nga të gjithë. Unë e kisha një deklarim jashtë rendit të ditës, pro, që tani mbeti në hije për shkak të asaj që ndodhi në Kuvend. Sepse ishte diçka e përgatitur nga Kurti, sepse ai Kurti din të bëj gjera të tilla që ta mbulojë skandalin me skandal”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka shtuar se kjo përleshje ka qene e provokuar nga zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, duke theksuar se VV-ja sa ka qenë në opozitë përveç përdorimit së veve, sprejit me piper, në Kuvend kanë përdorur edhe mjete luftarake.

“Ajo ishte për të provokuar pastaj, sulmi të ciline bëri zëvendëskryeministri ndaj deputeti Lushtaku. Reagimi i tre ministrave njëkohësisht në drejtim të deputeti Lushtaku. Ishte diçka që ata e din që duhej të reagonin nëse kishte ndonjë reagim të deputeteve të opozitës. Kjo mazhorancë prej që ka hyrë në Kuevnd, ka prodhuar dhuna dhe dhunën e ka pasur mjet politik për të ariut qëllimet e tyre. Ne jemi përballuar në situata si deputet të mazhorancës, kur ata kanë qenë në opozitë edhe më të rënda, përveç sprejit dhe vezë kanë përdorur edhe mjete luftarake. Kuvendi ka qenë i sulmuar edhe me granata hedhës. Edhe brenda sallës së Kuvendin me dhjetëra herë kamë qenë i ekspozuar tymit të gazit lotsjellës. Asnjëherë s’ka pasur sulm të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të mazhorancës ndaj tyre”, ka theksuar Haxhiu.

Sa i përket kësaj, Haxhiu, gjithashtu, ka bërë ë ditur se javën e ardhshme do të intervistohet nga Prokuroria.

Të ngjashme