Sport
Përleshja mes tifozëve shqiptarë dhe italianëve në “Air Albania” nuk iu ik as mediave serbe
Demokracia
09:21 | 17 Nëntor 2022

Share:

Tifozët shqiptarë dhe italianë janë përleshur mesvete në stadiumin “Air Albania” në Tiranë pak para ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë e cila u mbyll 1:3.

Të përfshirë në këtë incident ishin edhe tifozët e Prishtinës “Plisat” të cilët madje arritën t’i merrnin një baner tifozëve të Napolit, e që me ligjet e tifozerisë nënkupton një fitore për ta, shkruan Demokracia.com.

Gjithashtu, para përleshjes, në disa pamje u dëgjuan tifozët italianë teksa provokonin shqiptarët me thirrjet “Serbia Serbia”.

Përleshja në tempullin e shqiptarëve në Tiranë u bë viral gjithandej në mediat sociale. Ajo nuk iu iku as mediumeve serbe.

“Përleshje brutale mes shqiptarëve dhe italianëve: Ndeshjes së futbollit i ka paraprirë një incident në Tiranë”- ka shkruar mediumi “Telegraf.rs”.

E mediumi tjetër nacionalist “Kurir” e ka cilësuar “ferr” përplasjen në tribuna.

“FERRI NË TIRANË: Përplasje brutale mes tifozëve shqiptarë dhe italianë para ndeshjes miqësore” – shkruan “Kurir.rs”, transmeton Demokracia.com.

Dy anëtarë të “Plisave” të Prishtinës u arrestuan gjatë ndeshjes, për t’u liruar më vonë nga forcat e rendit atje./Demokracia.com/

Të ngjashme