Sport
Përleshja e ashpër në takimin Nice – Koln, huligani bie nga tribuna dhe rrezikon jetën
Demokracia
10:35 | 09 Shtator 2022

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në sfidën midis Nicas dhe Kolnit në Ligën e Konferencës, ku huliganët e të dyja skuadrave u përplasën ashpër me njëri-tjetrin, duke shkaktuar shumë trazira brenda stadiumit.

Gjithashtu, sipas mediave franceze, një tifoz i PSG-së i cili ishte bashkuar me ata të Kolnit, ra nga tribuna dhe u përplas me shkallët e tribunës që ndodhej poshtë, pasi një flakadanë shpërtheu në këmbët e tij.

Siç raportojnë autoritetet franceze, ky tifoz ishte i dehur dhe për momentin ndodhet në një gjëndje të rëndë për jetën.

Nga pamjet e publikuara nga HooligansTV, shihet momenti kur tifozi ra nga tribuna, të cilat tregojnë se aksidenti i ndodhur është i rëndë.

Gjithashtu nga kjo përleshje ngelën të plagosur dhe 31 persona të tjerë, por të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të ngjashme