Lajme
Përleshen në komunikacion, arrestohen tre person në Gjakovë
Demokracia
09:21 | 16 Korrik 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre person janë arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur mes vete.

Në raportin e Policisë thuhet se në vendin e ngjarje është konfiskuar një pistoletë, përcjell Demokracia.com.

“SULM/ARMËMBAJTJE PA LEJE/Rr. Nënë Tereza, Gjakovë, 15.07.2022 – 20:41. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur në mes vete. Në vendin e ngjarje është konfiskuar një pistoletë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme