Sport
Përkundër lëndimeve, Prishtina favorite për të fituar përballë Besës
Demokracia
17:41 | 09 Mars 2021

Share:

Prishtina dhe Besa nesër zhvillojnë duelin e tyre të 65-të pas luftës.

Prishtina momentalisht e treta në klasifikim përballet me skuadrën pejane të renditur në vendin e fundit me vetëm shtatë pikë të tubuara, përcjell Demokracia.com.

Do të jetë kjo përballja e tretë e edicionit, kurse dy të parat i pati fituar Prishtina, 4:0 dhe 0:2.

Në 64 përballjet e kaluara, Prishtina ka bilanc më pozitiv, me 37 fitore, 9 barazime dhe 18 fitore të Besës me goldallim në të mirë të Prishtinës +47, 109:62.

Prishtina po ashtu ka fituar gjashtë përballjet e fundit.

Skuadra kryeqytetase nesër ka disa mungesa shkak kartonëve dhe lëndimeve, por nuk pritet t’i bëjnë pengesë skuadrës drejt serisë së fitoreve të cilat tani i ka pesë rresht dhe gjithashtu edhe 14 ndeshje kampionale pa humbje. /Demokracia.com

https://www.facebook.com/FCPrishtina/posts/10159733374388538?__cft__[0]=AZXUCTtRsKvdTHLnOnBAxb2js1tkZa9UvMcQRYk6k0WpiuW22MAWUWef4bQfqGiWCfLqCCnCuS0UprjtwTfKpTZ4i3qUzqb1D5YwhppXfaSzVT4uJX62TVIsuQ5xYl4_cu2khuNAY-8Y5lF9E84nBHlL3jn9X34zzetqPgAOf8FBEuD2XIl2B3iv2uIj8lX1cvU&__tn__=%2CO*F

Të ngjashme