Është ndarë nga jeta profesori universitar, Belul Beqaj.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi, ku theksohet se varrimi do të behët sot në orën 13:00.
Gjatë jetës së tij, Beqaj kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në basketbollin kosovar, shkruan Gazeta Express.
Ai deri në vitin 2006 ishte kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, teksa në atë periudhë ky sport kishte lulëzuar.
Edhe pse Kosova nuk ishte e pranuar në institucionet ndërkombëtare, basketbolli kosovar kishte bërë jehonë të madhe në Evropë.
Shumë lojtarë e trajnerë të njohur ndërkombëtarë ishin të interesuar të luanin në Kosovë në atë periudhë.