Lajme
Përkundër garancisë, raketat nga Bjellorusia goditën një aeroport në Ukrainë
Demokracia
18:48 | 27 Shkurt 2022

Share:

Një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës raportoi se raketat ishin lëshuar nga Bjellorusia në veri të Ukrainës.

Ai tani thotë se ata goditën një aeroport në qytetin e Zhytomyr, raporton BBC.

“Kjo është ajo që është goditur nga Iskanderët e gjuajtur nga Bjellorusia rreth orës 17:00… fashistët rusë dhe bjellorusë kanë vënë në shënjestër Aeroportin Zhytomyr”, postoi Anton Herashchenko në Telegram.

Kujtojmë se zyrtarët ukrainas dhe rusë do të takohen për bisedime në kufirin Bjellorusi me Ukrainën, tha më herët zyra e presidentit Volodymyr Zelenskiy./Demokracia.com/

Të ngjashme