Lajme
“Përkundër faktit se nuk e njeh pavarësinë e këtij vendi”, Spanja konfirmon njohjen e pasaportës së Kosovës
Demokracia
16:15 | 07 Janar 2024

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës (MPJ) konfirmoi për “El Pais” njohjen e pasaportës së Kosovës, ndonëse nuk shpjegoi arsyet që kanë çuar në marrjen e këtij vendimi, i cili përfshin modifikimin e rregullores për dokumentacionin, duke u mundësuar qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa viza edhe në këtë shtet.

“Spanja e ka pranuar si të vlefshme pasaportën e Kosovës përkundër faktit se nuk e njeh pavarësinë e këtij vendi…”, thuhet në artikullin e gazetës spanjolle, derisa citohet zëvendëskryeministri kosovar, Besnik Bislimi, i cili, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të shtunën, njoftoi se listës së shteteve në të cilat kosovarët mund të udhëtojnë pa viza i shtohet edhe Spanja.

Të ngjashme