Lajme
Përkrahësi nga Parisi i thotë Kurtit se po gabon për shaminë edhe mbi 16 vjeçaret
Demokracia
16:38 | 12 Gusht 2022

Share:

Profesori kosovar që punon në Paris, Nezir Kraki i njohur edhe si mbështetës i Albin Kurtit e ka kritikuar qasjen e kryeministrit pro lejimit të shamisë në shkolla për vajzat mbi 16 vjeç.

Kraki ka shkruar se Kurti të cilit ai i referohet si Albini ka gabuar kur ka thënë se në moshën 16 vjeçare fillon maturia.

“Edhe Albini gabon, shume bile. Ka gabu atëherë dhe gabon edhe sot kur deklaron se maturiteti fillon në moshën 16 vjeçare. E këta myhybët e tij qe s’guxojnë gojën me e qel duhet t’i thonë që është gabim.
Sqarimi i tij nuk është koherent dhe krahasimi me mundësinë e martesës në moshën 16 vjeçare është absurd. Absurd sepse për martesë nën moshën 18 vjeçare duhet pajtimi i prindit dhe po i bie që edhe për vendosjen e shamisë fjala e prindit është e fundit.”, ka shkruar ai.

Sipas tij kur e lidh me mundësinë e votimit nga mosha 16 vjeçare, Albini e bën këtë për vota.

“Ne fakt, votimi nga mosha 16 vjeçare është ide e gjithhershme e partive te majta në mbarë Evropën sepse historikisht moshat e reja votojnë më shumë majtas, të vjetrat djathtas. Pra, edhe këtu jemi larg nga brengosja e sinqertë për me shume liri e te drejta për rininë. Mosha 18 vjeçare duhet të mbetet kufiri që ndan fëmijën nga i rrituri. Ne shoqëritë normale e gjithë jeta sociopolitike është e organizuar rreth këtij parimi. Raportet familjare, përgjegjësitë civile e penale, ndalesat dhe autorizimet…. Natyrisht rregulla edhe mund të ndryshojnë me kohen, pse jo, por për momentin në Evropën ku duam të shkojmë, mosha madhore është 18 vjeç.”. ka shkruar ai.

Sipas tij do të ishte zhgënjyese nëse Kurti bën lëshime të tilla për një grusht vota mesjetare.

“Për me tepër, nuk arrij ta kuptoj se si Albinit i duket normale shkelja e statusit dhe lirisë së fëmijës ne baza gjinore. Dhe nuk e pranoj arsyetimin se « e kemi premtuar dhe duhet ta bëjmë ». Edhe bashkimi kombëtar është premtu, janë premtua shumë gjera utopike kur VV e kishte luksin e vrojtimit. Tash eshte ne realitetin e veprimit dhe vendimit por nuk guxon as VV te marre vendime me prapavijë elektoraliste se NUK është votu për shami por për qeverisje te mire. Thjesht, dhe nuk dua komente debile këtu, fëmijët NUK kane nevoje të bëhen gati për jetën e dyte ende pa e fillu te paren. Albini pra është gabim dhe krejt ju qe s’keni guxim me i thëne të zezës e zeze nuk i duheni as Albinit, as Kosovës as Zotit dhe as dreqit.”. ka shkruar ai.

Të ngjashme