Lajme
Përkrahësi i LVV-së reagon pas raportimit të Demokracia.com: S’kam votu që në pozita të vijnë njerëz të partisë
Demokracia
19:55 | 14 Tetor 2022

Share:

Arkitekti nga Prishtina, Visar Geci, i cili njihet si përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pasi Instituti i Historisë ka pranuar për bashkëpunëtore shkencore Mrika Limanin, e afërt me LVV-në dhe jo Blerim Canajn, i cili kishte doktoruar në Vjenë.

Për këtë ka raportuar Demokracia.com një ditë më parë, ndërsa Geci ka reaguar duke shprehur kritika pse nuk është pranuar Canaj, por është pranuar Limani, e cila ka doktoruar te Bujar Dugolli, që sipas tij, edhe doktoratën e vet e ka plagjiaturë.

Visar Geci më tej ka shkruar se me Blerim Canajn nuk pajtohet për mendime politike, mirëpo të dy mendojnë për të ardhmen e mirë të Kosovës.

Ai ka thënë se në zgjedhje ka votuar që në pozita të vendosen njerëz të mirë dhe jo njerëz të partisë fituese. Sipas tij, praktikat për polarizimin e popullit “Ose je me partinë, ose je kundërshtarë” janë gabim.

Ndryshe, gjatë tërë kohës, procesi për bashkëpunëtorë shkencorë në Institutin e Historisë ishte mbajtur i mbyllur, duke e lënë të painformuar kandidatin dhe shkelur kështu një nga të drejtat e kandidatëve.  Mrika Limani është edhe pjesë e mësimdhënies në shkollën politike të Lëvizjes Vetëvendosje. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Instituti i Historisë refuzon kandidatin e doktoruar në Vjenë për përkrahësen e LVV-së që doktoroi te Bujar Dugolli

Të ngjashme