Në 24 orët e fundit, në Serbi kanë ndërruar jetë 14 persona dhe 1 mijë e 863 janë infektuar me COVID-19.
Autoritetet serbe kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 12 mijë e 47 testime për koronavirus, ku 1 mijë e 863 kanë rezultuar pozitivë, transmeton Demokracia.com.
Po ashtu, në 24 orët e fundit në tërë Serbinë kanë ndërruar jetë 14 persona të cilët ishin të prekur me COVID-19.
Siç raportojnë mediat serbe të cilat iu referohen të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, janë 138 pacientë të cilët janë në gjendje të rëndë.
Theksojmë se që nga fillimi pandemisë e deri më sot, në Serbi janë infektuar me koronavirus 402 mijë e 700 persona, përderisa numri i viktimave ka arritur në 4 mijë e 85. /Demokracia.com/