Lajme
Përkeqësohet situata me energji elektrike në Ukrainë
Demokracia
14:44 | 19 Nëntor 2022

Share:

Një valë e fundit e sulmeve ruse me raketa dhe dron gjymtuan pothuajse gjysmën e sistemit energjetik të Ukrainës, tha kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal.

Dëmi erdhi pasi temperaturat ranë nën zero dhe kryeqyteti Kiev përjetoi borën e pare për këtë vit.

Një zyrtar në Kiev paralajmëroi se qyteti mund të përballet me një “mbyllje të plotë” të rrjetit të tij të energjisë.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar më herët se 10 milionë ukrainas kanë mbetur pa energji.

Dhe në fjalimin e tij video të premten mbrëma, Zelensky tha se “situata e vështirë me furnizimin me energji vazhdon në gjithsej 17 rajone dhe në kryeqytet”, por shtoi se ka pasur “dukshëm më pak mbyllje emergjente”.

“Fatkeqësisht Rusia vazhdon të kryejë sulme me raketa në infrastrukturën civile dhe kritike të Ukrainës. Pothuajse gjysma e sistemit tonë energjetik është i paaftë,” tha kryeministri Denys Shmyhal në një konferencë shtypi të premten.

Mykola Povoroznyk, nënkryetari i administratës së Kievit, tha se qyteti “po përgatitet për skenarë të ndryshëm, duke përfshirë një mbyllje të plotë”.

Ai nuk tha se çfarë do të ndodhte në rast të mbylljes së plotë të rrjetit, por zyrtarët kanë thënë se nuk po mendojnë të evakuojnë asnjë qytet.

Maksym Tymchenko, CEO i kompanisë më të madhe private të energjisë në Ukrainë, DTEK, i tha BBC-së se “situata po përkeqësohet.

Të ngjashme