Një lajm i mirë vjen nga bota e futbollit. Agjenti i futbollistit danez Martin Schut pohon se Eriksen do të vazhdojë me futbollin.
Danezi, Christian Eriksen, i cili u rrëzua në ndeshjen e Kampionatit Evropian kundër Finlandës në Kopenhagë vitin e kaluar, po mendon seriozisht të rikthehet në fushë. Pas asaj ngjarje të frikshme, mjekët arritën ta rikthejnë në jetë, i kanë vendosur një defibrilator dhe tani mund të jetojë dhe të funksionojë normalisht, transmeton Demokracia.com.
Megjithatë, profesioni nuk është në favor që ai të ekspozohet ndaj përpjekjeve të sportit profesional.
Ai ka ndërprerë kontratën me klubin nga Milano, Inter, pasi në Itali nuk lejohet të luhet me defibrilator dhe agjenti i tij Martin Schut pretendon se Christian me siguri do të vazhdojë me futbollin.
“Të gjithë duhet të respektojnë rregullat. Pas sulmit në zemër, e dija që Italia ishte një “n’rrugë qorre” dhe fillova të flisja me agjentët tanë atje. Christian është një njeri ambicioz dhe ai e di që është ende në formë dhe se mund të luajë futboll. Ai së shpejti do t’ju tregojë më shumë për ambiciet e tij. Prisni shumë shpejt”, tha agjenti danez. /Demokracia.com