Sport
Përjashtimi nga Kosova, vjen reagimi nga Aro Muriq
Demokracia
18:16 | 24 Mars 2021

Share:

Portieri i Kosovës, Aro Muriq, u përjashtua dje nga kampi stërvitor i “Dardanëve”.

Në medie u raportua se Muriq ishte përleshur me bashkëlojtarin e tij, Edon Zhegrovën.

Lajmi për rrahje u mohua nga zyrtarët e Federatës së Kosovës në futboll, por ngjarja nuk u sqarua.

Insporti ka kontaktuar me Aro Muriqin, i cili në pyetjen se a kishte shkuar i dehur gjatë grumbullimit të Kosovës, ai mohoi një gjë të tillë, duke e cilësuar si një gënjeshtër të madhe.

“Jo nuk është e vërtetë, është një gënjeshtër e madhe” – tha ai.

Kosova luan gjatë mbrëmjes së sotme takimin miqësor ndaj Lituanisë në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, para fillimit të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, ku “Dardanët” do të luajnë ndaj Suedisë dhe Spanjës.

Të ngjashme