Sport
Përjashtimi nga Champions, Europa dhe Conference League, klubet ruse apelojnë në CAS
Demokracia
17:43 | 13 Maj 2022

Share:

Pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, UEFA përjashtoi klubet ruse nga pjesëmarrja në kompeticionet evropiane, siç janë Champions, Europa dhe Conference League 2022-2023.

Gjendur në këtë situata nga ana e klubeve ruse, këtë të premte kanë apeluar vendimin e UEFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), ose të paktën kështu bëri me dije klubi i CSKA Moscow në kanalet e saj zyrtare.

“Klubi ynë së bashku me tre të tjerë nga liga kryesore synojmë të marrim pjesë në garat e Europës.”-deklaroi CSKA Moscow.

Të ngjashme