Lajme
Përgjysmë udhëtarë më pak se në vitin 2019 në Aeroportin Ndërkombëtar
Demokracia
14:00 | 18 Janar 2021

Share:

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka njoftuar se gjatë vitit 2020 ka shërbyer gjithsej 1,104,435 udhëtarë.

Gjatë vitit 2020 kishte 53% më pak udhëtarë se në vitin 2019, sipas statistikave që ka mbledhur operatori LKIA, shkruan Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, përcjell Demokracia.

Sipas ANP kjo ulje ka qenë si pasoj se pandemisë nga virusi COVID-19 që ka shkatuar krizën më të madhe në historinë e aviacionit, por që gjithsesi ka qenë i dyti me më së shumti udhëtarë në rajon.

Ky është postimi i plotë: 

”Ky numër udhëtarësh është 53% më i ulët se numri i udhëtarëve që janë shërbyer në këtë aeroport në vitin 2019 (2,373,698). Kjo si pasojë e pandemisë së krijuar nga virusi COVID-19, e cila ka shkaktuar krizën më të madhe në historinë e aviacionit. Mirëpo, duhet theksuar që përkundër krizës, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka qenë i dyti me më së shumti udhëtarë në rajon, duke kaluar aeroportet si atë të Zagrebit, Splitit dhe Dubrovnikut.

Muaji janar ka pasur numrin më të lartë me gjithsej 183,472 udhëtarë, që pasohet nga muaji shkurt me gjithsej 167,148, ndërsa trafiku më i ulët ka qenë gjatë muajve prill, maj dhe qershor me mbi 95% rënie të numrit të udhëtarëve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Gjatë vitit të kaluar janë realizuar 4,651 nisje fluturimesh, apo 49% më pak se vitin e kaluar. U dalluan me më së shumti fluturime muajt janar dhe tetor, me 684 dhe 597 nisje fluturimesh. Në anën tjetër, muaji prill kishte më së paku nisje fluturimesh, 29.

Prej destinacioneve, me më së shumti udhëtarë dallohen Bazeli (BSL/MLH), Shtutgarti, Cyrihu dhe Dyseldorfi. Prej shteteve, sa i përket trafikut të përgjithshëm nga Prishtina, Zvicra është e para e pasuar nga Gjermania, Turqia, Suedia, Austria e kështu me radhë. Prej kompanive ajrore, prin Euroëings me numrin më të madh të udhëtarëve të shërbyer nga Prishtina, e pasuar nga Ëizzair, Air Mediterranean, EasyJet, Chair Airlines, Edelëeiss, e kështu me radhë.

Sa i përket destinacioneve të mëtejme prej Prishtinës, prin Nju Jorku (JFK), pasuar nga Frankfurti, Kopenhaga, Londra (Heathroë), Çikago (O’Hare), Helsinki dhe Brukseli.

Të ngjashme