Lajme
Përgjigjja skandaloze e zv.ministrit Berisha, shfaqet i lumtur që mungojnë 30 për qind e barnave në komuna
Demokracia
20:02 | 07 Prill 2022

Share:

Zëvendësministri i Shëndetësisë Arsim Berisha ka dhënë një përgjigje skandaloze sot për mungesën e barnave në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Ai është shfaqur i lumtur që sipas tij mungojnë vetëm 30 për qind e barnave dhe materialeve tjera si shpatullat për ekzaminimin e fëmijëve.

Berisha sot ka marr pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. Në pozitën e zv.ministrit Berisha vjen nga radhët e Listës Guxo. Ai ka punuar në mjekësinë primare në QKMF në Prizren.

Si mjek i Kujdesit Parësor Shëndetësor, Berisha ka dhënë sot një përgjigje skandaloze sa i përket furnizimit me barna dhe materiale nëpër komuna.

Ai është pyetur nga Gazeta Shneta, lidhur me raportimet për mungesën e disa llojeve të barnave dhe materialeve tjera shpenzuese nëpër QKMF-të e komunave. Por Berisha është shfaqur i lumtur që në komuna mungojnë sipas tij vetëm 30 për qind e barnave, ndërsa ka thënë se ndjehet mirë që po flitet për mungesë të shpatullave për ekzaminimin e fëmijëve.

“Meqë ka ardh puna po merreni me mungesë të shpatullave i bie që pjesa tjetër e listës esenciale është përmbushur. Hera e parë prej 1 janarit që e kanë pranuar edhe drejtorat e QKMF-ve se janë të furnizuar me 85 përqind të materialit shpenzues dhe mbi 70 përqind nga lista esenciale e barnave dhe do të doja të mbetej vetëm mungesa e shpatullave adresë e portalit tuaj”, është përgjigjur Berisha.

Gazeta Shneta sot ka konfirmuar zyrtarisht se edhe në QKMF-në e Prishtinës mungojnë dy lloje të barnave për pacientët e sëmurë me diabet, “Metformin” si dhe me “Omoprazol”.

“Infusione”, “Baby sistem apo infusion për fëmijë”, “Riger 500 ml”, “Antidiabetik oral – i nevojshëm për pacientët insulinmarrës”, “Antibiotikë oral”, “Dexason”, “Urbason”,” Ampula Urbazon”, “Manitol 20% sol dhe Glicerin Trinitrat ampulla tretëse për infusion”, “Methylprednisolon 40 mg ampull – ilaç i cili përdoret për disa sëmundje duke përfshirë edhe kancerin”, “Budesonide-Formrtrol spry apo inhalim”, “Nifedipine tablet – medikament për parandalim të dhimbjeve të gjoksit”, “Diclofenak ampull”, “Fenofibrat capsul – bari për ulje të kolesterolit apo yndyrës në gjakë”, “Ofloxacin sol – medikament për trajtimin e infeksioneve në sy”, “Timolol sol, Tobramicin sol”, “Propylthyuracil 50 mg Tablet”, “Levodopa- Carbiodopa 250mg dhe 25 mg”, “Verapamil ampull”, “Clorhexidine sol”, “Olanzapine 10 mg Tablet”, “Prednisolon Tablet”, Jod, Fllasera, Shiringa, janë vetëm disa nga barnat dhe materialet tjera shpenzuese nga Lista Esenciale e Barnave të cilat mungojnë nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësive Familjare nëpër komuna, për të cilat ka raportuar Gazeta Shneta gjatë këtyre tre muajve të parë të këtij viti.

Në anën tjetër, shumica nga QKMF-të në vend, për shkak se nuk arrijnë të furnizohen nga Ministria e Shëndetësisë me barna dhe materiale medicinale nga Lista Esenciale i blejnë ato përmes buxhetit komunal.

Të ngjashme