Sport
Përgjigjja me tallje e Challandesit për objektivin e Kosovës: Të kualifikohemi në Kupën e Botës dhe ta fitojmë atë
Demokracia
18:17 | 27 Mars 2021

Share:

Kosova është duke e mbajtur konferencën e fundit për shtyp në prag të ndeshjes me Suedinë.

“Dardanët” e nisin nesër ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” me një ndeshje të vështirë ndaj Suedisë, raporton Demokracia.com.

Përzgjedhësi Bernard Challandes dhe sulmuesi Arbër Zeneli kanë dalur para gazetarëve në këtë konferencë për shtyp.

Challandes është pyetur për objektivat e tij për këtë kampanjë eliminatore, derisa me tallje fillimisht tha:

“Të kualifikohemi në Kampionatin Botëror dhe ta fitojmë atë (qesh)”.

“Nuk jam trajner që përcaktoj objektiva apo rezultate. Objektiv i imi është të kemi rezultate sa më të mira”, ka deklaruar Challandes, përcjell Demokracia.com.

“Ne jemi të fokusuar vetëm te ndeshja me Suedinë tani për tani”, shtoi ai. /Demokracia.com

Të ngjashme