Lajme
Përgënjeshtrohet deputeti Mefail Bajqinovci, tash mbron Azem Lajçin vetëm pse është në VV
Demokracia
20:10 | 12 Shkurt 2022

Share:

Gazetari Alban Selimi ka reaguar pasi ish-moderatori, sot deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në një emision televiziv ka përmendur emisioni që sipas tij ka qenë më i vështiri për ta menaxhuar.

Deputeti Bajqinovci ka thënë se gjatë kohës sa ka qenë moderator emisioni që e ka pasur më së vështiri që ta menaxhoj ishte ai i vitit 2013 në të cilin temë diskutimi ishte “Krimi i organizuar në farmaceutikë”, ndërsa mysafir kishin qenë Alban Selmi në atëkohë redaktor në gazetën Tribuna, Azem Lajçi, pronar i një kompanie ilaçesh si dhe Bekim Haxhiu, deputet ne Kuvendin e Kosovës. Bajqinovci tha se të ftuarit kishin filluar që të shaheshin mes vete shkruan Demokracia.com.

Lidhur me këtë ka reaguar Alban Selimi, i cili tha se nuk e ka fyer askënd në atë emision. Ai flet më tej se si në atë emision ishin shfaqur disa hulumtime që sipas tij, kishte arsye që Lajçi të arrestohej. Dhe siç tregon Selimi, Lajçi në emision kishte shkuar pak ditë pas lirimit nga arresti.

“Ishin një varg hulumtimesh qe kishim publikuar arsye qe z. Lajçi te paraburgosej dhe ne studio i njëjti kishte ardhur vetëm pak dite pas lirimit nga arresti. E vërteta është qe z. Lajçi na ka ofenduar; pasi ishte i lënduar nga zhvillimet. Një moment (para se te filloj emisioni) e kishte kapur madje edhe gotën duke kanosur; dhe gjate emisionit nuk kishte zgjedhur fjale për t’na ofenduar”, ka shkruar Selimi në rrjetin social “Facebook”.

“Kam prodhuar barna… por jo barna. Kam prodhuar alkool 70’s, hidrogjen, rivanoll, acid borik, alkool dezinfektues, bar për zhugë , pomada sipërfaqësore, pika për hundë, pika për dhëmbë, pudër të lëngët”, kishte thënë Lajçi në emisionin “Puls” të KTV-së.

“I kam prodhuar në mënyrë ilegale. Kam prodhu me met gjallë, me rrejt s’muj …”, ishte shprehur ai.

Bajqinovci në një emision ditë më parë kishte thënë se emisioni i vitit 2013 kishte qenë live, ndërsa sipas Selimit ky emision është xhiruar e më pas është transmetuar së bashku me skenat e fyerjeve, që siç thotë ai nuk janë larguar nga emisioni.

Vlen të përmendet se Azem Lajçi ishte arrestuar në vitin 2013, për shkak se kishte pranuar se ka prodhuar produkte farmaceutike në mënyrë ilegale.

Ndërsa Lajçi në vitin 2019 i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin për aderimin e tij e ka bërë të ditur vet kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili përmes një postimi në rrejtët social e ka prezantuar biografinë e tij duke thënë se Lajçi ka publikuar më shumë se 30 punime shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka shkruar tekste universitare për studentët e mjekësisë, stomatologjisë dhe biologjisë.

“Azem Lajçi mban titullin Doktor i Shkencave të Kimisë. Studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në UP në Kosovë, kurse magjistraturën dhe doktoratën në Universitetin e Zagrebit. Azemi tani ligjëron në Fakultetin e Mjekësisë, në UP, lëndët Kimi Mjekësore dhe Kimi e Përgjithshme. Me dijen dhe përvojën e tij në shkencë e në hulumtime Lëvizja është më e plotë dhe më e pasur”, ka shkruar mes tjerash Kurti.

Kujtojmë se në atë kohë Gazeta Tribuna (e shuar tash si gazetë)  kishte raportuar për keqpërdorimet që Azem Lajçi po i bënte në lidhje me prodhimin e ilaçeve, e që më pastaj kishte pasuar edhe arrestimi i tij nga ana e Policisë së Kosovës.

Por, Lajçi ishte liruar nga paraburgimi, ndonëse fillimisht i ishte caktuar një masë prej 30 ditëve.

Postimi i plotë i Selimit, pa ndërhyrje:

Miq, pas 9 vitesh po detyrohem te ndaj me Ju nje link te nje emisioni te incizuar dhe transmetuar ne vitin 2013.

Kjo per faktin, se ish moderatori i ketij emisioni Mefail Bajqinovci, sot deputet ne Kuvendin e Kosoves, me paska permendur me emer dje ne nje emision, duke thene se ne karrieren e tij, emisioni ku kam qene une mysafir, paska qene me i veshtiri qe e ka menaxhuar; per arsye qe siç thote ai, mysafiret e emisionit kishin filluar te shaheshin ndermjet vete. Ky pergjithesim i ish kolegut tim, me beri te reagoj, pasi e verteta eshte se une nuk e kam fyer asnjehere aske ne ate emision.

Atehere ne emision kam qene i ftuar ne cilesine e redaktorit te gazetes Tribuna si dhe te ftuar tjere kane qene z. Azem Lajçi, pronar i nje kompanie ilaçesh si dhe z. Bekim Haxhiu, deputet ne Kuvendin e Kosoves.

Ishin nje varg hulumtimesh qe kishim publikuar arsye qe z. Lajçi te paraburgosej dhe ne studio i njejti kishte ardhur vetem pak dite pas lirimit nga arresti.

E verteta eshte qe z. Lajçi na ka ofenduar; pasi ishte i lenduar nga zhvillimet. Nje moment (para se te filloj emisioni) e kishte kapur madje edhe goten duke kanosur; dhe gjate emisionit nuk kishte zgjedhur fjale per t’na ofenduar.

Madje, me pati pyet se nga jam, dhe ne perpjekjet linçuese, pati thene se “ku na ke ra hise ne Kosove ti prej Serbije”.

Po ashtu, z. Mefail Bajqinovci paska thene qe emisioni ka qene live, cka nuk eshte e vertete. Emisioni eshte xhiruar dhe eshte transmetuar nje apo dy dite me vone; dhe pse paten mbetur ato skena te fyerjeve karshi meje, vertete per mua ka qene e pa kuptueshme.

As edhe njeher nuk kisha dashur qe te reagoja per nje ngjarje te para 9 vitesh, por u shtrengova te reagoj pasi u permend emri im, si dhe pozicionimi im sot, cka nuk ka asnje lidhje me periudhen per te cilen kemi fole.

Se asnjehere ne ate studio nuk kam share njeri,  mund te komfirmohet lehte ne linkun e meposhtem te emisionit./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024