Lajme
Përgatitjet për ushtrimin “Defender 2025”, Ambasada amerikane me njoftim për vizitën e gjeneralit Osborn në Kosovë
Demokracia
16:20 | 18 Prill 2025

Share:

Gjenerali amerikan nga Garda e Iowas, Stephen Osborn, gjatë kësaj jave ka qëndruar në Kosovë ku edhe ka zhvilluar disa takime. Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar se Osborn është takuar edhe me komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin, me të cilin kanë diskutuar edhe për pjesëmarrjen e FSK-së dhe përgatitjet për ushtrimin “Defender Europe”.

“Vizita përforcoi partneritetin 14 vjeçar ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së, pasi të dyja forcat vazhdojnë të punojnë krah për krah në mbështetje të tranzicionit të FSK-së në një forcë të mbrojtjes territoriale dhe një të ardhme më të sigurt”, thuhet në njoftim.

 

 

Të ngjashme