Lajme
Përgatitjet për nisjen e dialogut, Lajçak takon Vuçiqin sot në Beograd
Demokracia
10:32 | 30 Gusht 2023

Share:

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë në Serbi, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimi me Vuçiqin vjen pas atij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në kuadër të Forumit në Bled të Sllovenisë.

Lajçak pas takimit paralajmëroi vazhdim të dialogut Kosovë-Serbi në shtator.

Po dje presidenti serb, Vuçiq deklaroi sot se pret shumë “presione në lidhje me Kosovën”.

Më 3 qershor, liderët e BE-së i bënë thirrje së bashku Serbisë dhe Kosovës që të de-përshkallëzojnë tensionet dhe t’i kthehen dialogut.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave, BE-ja ka vendosur disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat janë ende në fuqi.

Kujtojmë se tashmë po punohet në krijimin e një udhëzimi administrativ që i hapë rrugë mbajtjes së zgjedhjeve përmes dorëheqjes së kryetarëve aktualë.

Afati i fundit për krijimin e këtij udhëzimi është 1 shtatori.

Deri tash, dy herë nga 25% ka pasur largim të dalëngadaltë të trupave të Policisë së Kosovës nga veriu.

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka kërkuar nga BE-ja që të largojë masat shtrënguese, duke pasur parasysh se Kosova ka bërë hapa drejt depërshkallëzimit të situatës.

Të ngjashme