Lajme
Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, Nagavci takoi Këshillin e Prindërve dhe Nxënësve
Demokracia
17:54 | 30 Gusht 2022

Share:

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavaci ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës dhe ata të Këshillit të Nxënësve të Kosovës.

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavaci ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës dhe ata të Këshillit të Nxënësve të Kosovës.

Nagavci me këtë rast ka përmendur rastin e fundit të dhunimit të një 11-vjeçareje, duke thënë se do të ketë zero tolerancë ndaj këtyre rasteve. Ajo ka theksuar edhe rëndësinë e themelimit të Forumit nacional për siguri në shkolla për të parandaluar çdo lloj forme të dhunës në shkolla.

Në takim u bisedua edhe për grevën e SBASHK-ut, ku ministrja Nagavci njoftoi Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Nxënësve se punëtorët e arsimit janë trajtuar në mënyrë të drejtë në Projektligjin për paga.

“MASHTI i ka bërë të gjitha përgatitjet për vitin e ri shkollor, është bërë shpërndarja e teksteve dhe është duke u realizuar edhe shpërndarja e Abetares së përbashkët me Shqipërinë”, tha ajo.

Edhe Këshilli i Prindërve dhe Këshilli i Nxënësve u shprehën se presin që procesi mësimor të nisë më kohë.

Nagavci gjatë ditës ka takuar edhe drejtorët e drejtorive komunale të arsimit (DKA), të cilët kanë thënë se janë bërë përgatitjet e duhura për vitin e ri shkollor dhe u pajtuan që 1 shtatori duhet të jetë dita e fillimit të vitit shkollor.

LEXO EDHE:

DOKUMENT| Ministria e Arsimit u kërkon DKA-ve listën e punëtorëve grevistë, pritet pezullimi nga pagat

Të ngjashme