Sport
Përgatitjet e fundit para Kupës së Botës: Spanja, Portugalia e Zvicra zhvillojnë sot ndeshje miqësore
Demokracia
09:47 | 17 Nëntor 2022

Share:

Një sërë ndeshjesh miqësore zhvillohen në të gjithë botën pikërisht para fillimit të Kupës së Botës.

Testimet e fundit të kombëtareve evropiane do të bëhen edhe sot me Portugalinë, Spanjën dhe Zvicrën e Xhakës, Shaqirit dhe Jasharit që luajnë ndeshje miqësore, shkruan Demokracia.com.

Përfaqësuesja “helvetike” me fillim nga ora 11:00 sfidohet nga kombëtarja e Ganës. Takimi luhet në Abu Dhabi.

Ish-kampionët e botës, Spanja në Amman përballet me Jordaninë në ndeshje kontrolluese para Kupës së Botës me fillim nga ora 17:00.

Test kontrollues mban edhe Portugalia e Cristiano Ronaldos. Kombëtarja iberike nga ora 19:45 luan me Nigerinë në Lisbon./Demokracia.com/

Të ngjashme