Sport
Përfunduan Lojërat Mesdhetare, Kosova e 16-ta në renditje me tri medalje të artë
Demokracia
09:28 | 06 Korrik 2022

Share:

Tashmë edhe zyrtarisht kanë përfunduar garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ndërsa sonte me një ceremoni shënohet përmbyllja  e tyre, shkruan Demookracia.com

Kosova edhe njëherë ishte në qendër të vëmendjes duke shkëlqyer me 6 medalje, 5 nga xhudo dhe një nga boksi.

Distria Krasniqi, Laura Fazliu e Loriana Kuka dolën të arta ndërsa Flaka Loxha, Akil Gjakova e Shpëtim Bojku fituan të bronzta.

Kosova në Lojërat Mesdhetare u përfaqësua nga 39 garues në 13 sporte të ndryshme derisa përveç xhudos dhe boksit  sportet tjera nuk sollën pritshmëritë. /Demokracia.com

Të ngjashme