Lajme
Përfundon takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel
Demokracia
21:36 | 02 Maj 2023

Share:

Ka përfunduar takimi gati tre orësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që u zhvillua në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Në këtë takim, pala kosovare dhe ajo serbe janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, tekstin e të cilës e ka publikuar vetë BE-ja pas dakordimit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

U prezantua edhe draft-statuti për Asociacionin, mirëpo nga kjo pikë nuk janë deklaruar ende.

Pritet që Shefi i Diplomacisë së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, t’i ndajë të gjitha detajet e takimit në një konferencë për media së shpejti.

Në këtë takim, prezentë ishte edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi si dhe shefi i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024