Ka përfunduar raundi i tretë i bisedimeve në mes të Ukrainës dhe Rusisë.
Reuters raporton se takimi ka përfunduar me “pak zhvillime pozitive”, lidhur me korridoret potenciale humanitare.
Agjencia prestigjioze e lajmeve ka raportuar se një negociator ukrainas ka konfirmuar se ka pasur pak zhvillime.
Ndërsa, këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podoliak, ka bërë të ditur për përfundimin e rundit të tretë të negociatave Ukrainë – Rusi në Bjellorusi, duke thënë se nuk është arritur përparim që përmirëson shumë situatën.
“Ka përparim në përmirësim të logjistikës së korridoreve humanitare… konsultimet intensive kanë vazhduar për armëpushim dhe garanci për sigurinë”, ka thënë ai në Twitter. /Demokracia.com/
The third round of negotiations has ended. There are small positive subductions in improving the logistics of humanitarian corridors… Intensive consultations have continued on the basic political block of the regulations, along with a ceasefire and security guarantees. pic.twitter.com/s4kEwTNRhI
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 7, 2022