Lajme
Përfundon takimi i Lajçak me opozitën
Demokracia
18:55 | 24 Gusht 2022

Share:

Ka përfunduar takimi i përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me krerët opozitarë në Kosovë.

Nga Zyra e BE-së në Prishtinë u panë të dalin kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajçak po qëndron për vizitë zyrtare sot në Kosovë, derisa dje, krerët opozitarë i takoi edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Të ngjashme