Lajme
Përfundon takimi i Escobarit me liderët opozitarë
Demokracia
17:51 | 19 Tetor 2022

Share:

Takimi i emisarit special amerikan, Gabriel Escobar, me liderët opozitarë, ka përfunduar.

Ky takim vije pasi Escobar pasi takim edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, gjatë ditës së sotme.

Brenda një kohe të shkurtër, Escobar po viziton dy herë radhazi Kosovën ndërsa edhe gjatë vizitës së kaluar ai kishte mbledhur liderët opozitarë për të diskutuar me ta në lidhje me zhvillimet e fundit.

Takimi Escobar-liderët opozitarë është zhvilluar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Pas Prishtinës, Escobar po ashtu do ta vizitojë edhe Beogradin ku do të takojë kryeministren serbe, Ana Bërnabiq si dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

 

Të ngjashme